Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në garë për Bowen

Liverpooli është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut të West Hamit, Jarrod Bowen.

Sipas mediave angleze, trajneri Jurgen Klopp e pëlqen sulmuesin anglez që po kalon formë të lartë këtë edicion.

25-vjeçari ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2025. Skuadra nga Londra për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 50 milionë euro.

Për sulmuesin e krahut interesim ka shprehur edhe Manchester City.

Bowen këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Artikuj të ngjashëm