Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli insiston për Bowenin

Jarrod Bowen është njëri nga lojtarët kryesorë në listën e dëshirave të Liverpoolit.

Sipas mediave angleze, trajneri Jurgen Klopp e sheh sulmuesin anglez si përforcim ideal për pjesën e mbetur të sezonit.

Sulmuesi i West Hamit është një ndër lojtarët kryesorë këtë edicion te londinezët, duke shënuar tetë gola dhe bërë 10 asistime në të gjitha garat.

Forma e mirë e 25-vjeçarit ka bërë që Liverpooli të tentojë transferimin e anglezit.

West Hami për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 40 milionë euro.

Bowen ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm