Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli insiston për Bellinghamin

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp po insiston në transferimin e anglezit Jude Bellingham, i cili është pjesë e Borussia Dortmundit.

Klopp e pëlqen shumë Bellinghamin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Liverpoolit që të bëjnë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e tij në verë.

Bellingham ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025 dhe ekipi gjerman për ta lënë të lirë 18-vjeçarin po kërkon të paktën 100 milionë euro.

Ai u transferua te Dortmundi në vitin 2020 nga Birminghami dhe këtë sezon ka shënuar gjashtë gola e ka bërë 12 asistime në 34 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm