Skuadra e Liverpoolit ka nisur negociatat me Borussia Dortmundin për transferimin eventual të mesfushorit Jude Bellingham gjatë kësaj vere.
Fabrizio Romano ka shkruar të mërkurën, se Liverpooli është gati të bëjë ofertë të majme për ta bindur Dortmundin në lirimin e 19-vjeçarit. Bellingham pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, i cili po insiston në transferimin e tij.
Te Dortmundi janë të gatshëm ta lënë të lirë Bellinghamin, por vetëm nëse marrin një ofertë deri në 100 milionë euro për kartonin e tij. Belligham ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2025.