Te Liverpooli janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin Jude Bellingham gjatë kësaj vere. “Football Insider” ka raportuar se krerët e Liverpoolit kanë nisur kontaktet me Borussia Dortmundin për çështjen e Bellinghamit.
Reprezentuesi i Anglisë ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025 dhe ekipi gjerman po synon t’ia vazhdojë atë pas paraqitjeve të mira që ka treguar deri më tani.
Liverpooli është i gatshëm të bëjë ofertë për 18-vjeçarin, por Dortmundi po kërkon të paktën 100 milionë euro për ta shqyrtuar mundësinë e lirimit të Bellinghamit. Në 40 paraqitje këtë edicion, Bellingham ka gjashtë gola e 13 asistime.
Krahas Liverpoolit, ai po kërkohet edhe nga Real Madridi e Manchester Unitedi.