Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali nis kontaktet për Bellinghamin

Jude Bellingham

Real Madridi ka nisur edhe zyrtarisht kontaktet me Borussia Dortmundin për transferimin e mesfushorit Jude Bellinghamin, ka njoftuar të hënën “Marca”. Mësohet se krerët e Realit janë takuar tashmë me ata të Dortmundit për të diskutuar rreth çmimit të mesfushorit anglez.

Reali po insiston në transferimin e Bellinghamit në fund të këtij sezoni, pasi 19-vjeçari tashmë ka paralajmëruar largimin nga ekipi gjerman në verë.

Skuadra spanjolle është gati të ofrojë deri në 100 milionë euro për kartonin e tij, derisa Dortmundi po kërkon të paktën 150 milionë euro për ta lënë të lirë Bellinghamin.

Reprezentuesi i Anglisë ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025, ndërsa është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Evropë. Këtë sezon, ai ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 6 asistime në 33 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.