Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asnjë ofertë për Bellinghamin

Jude Bellingham

Edhe pse mesfushori Jude Bellingham është njëri prej futbollistëve më të kërkuar në treg, te Borussia Dortmundi kanë insistuar se ende nuk kanë marrë asnjë ofertë zyrtare nga klubet tjera për anglezin. Kështu ka thënë drejtori i Dortmundit, Sebastian Kehl, për mediumet gjermane të enjten.

Emri i Bellinghamit muajt e fundit ka qenë i lidhur me skuadrat e mëdha të Evropës, si Real Madrid, Manchester City, Manchester United, Liverpool e Paris Saint-Germain. Mirëpo Dortmundi ka thënë se ende nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për lojtarin, të cilin e vlerëson mbi 100 milionë euro.

“Ka spekulime për Bellinghamin, por në tavolinë nuk e kemi ende asnjë ofertë zyrtare”, ka thënë Kehl.

19-vjeçari është njëri prej lojtarëve të rinj më të vlerësuar, ndërsa ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025. Ai ka 14 gola e 7 asistime këtë edicion për Dortmundin në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm