Real Madridi do ta blejë për 125 milionë euro mesfushorin anglez të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham. Kështu ka raportuar “The Mirror”.
Skautë të Realit e kanë përcjellë nga afër Bellinghamin në 14 ndeshjet që Dortmundi i zhvilloi në edicionin që përfundoi të shtunën. Kanë analizuar të gjitha paraqitjet e tij në edicionin në të cilin Dortmundi nuk arriti ta fitoj titullin pas 11 vjetësh.
Dortmundi e humbi titullin në xhiron e fundit të Bundesligës. Do ta humbë edhe Bellinghamin në muajin qershor. Talenti 19-vjeçar me Dortmundin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat.