Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali heq dorë nga Bellinghami

Jude Bellingham

Real Madridi ka hequr dorë nga transferimi eventual i mesfushorit Jude Bellingham në fund të sezonit.

“Marca” ka njoftuar të premten se Reali nuk është i gatshëm të paguajë mbi 100 milionë euro, sa po kërkon Borussia Dortmundi për kartonin e anglezit.

Kështu që, me tërheqjen e Realit, në garë për shërbimet e Bellinghamit kanë mbetur Manchester City dhe Liverpooli.

Dortmundi po insiston në klauzolë prej 150 milionë eurosh për 19-vjeçarin, i cili pritet të largohet në verë.

Bellingham ka 10 gola e 6 asistime këtë sezon për Dortmundin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020.  Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2025.