Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali siguron Bellinghamin

Real Madridi ka siguruar shërbimet e mesfushorit Jude Bellingham, i cili do të jetë përforcimi i madh i klubit spanjoll për sezonin e ardhshëm. “Marca” ka raportuar të enjten se Reali tashmë ka arritur marrëveshje si me 19-vjeçarin ashtu edhe Borussia Dortmundin, të cilën do ta bëjë zyrtare me të përfunduar sezoni aktual.

Për kartonin e Bellinghamit, Reali është pajtuar të paguajë 120 milionë euro, ndërsa anglezi do të firmosë kontratë deri në vitin 2029. Për transferimin e Bellinghamit, Reali ka mposhtur konkurrencën e fortë të Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit.

Bellingham këtë edicion ka 11 gola e 7 asistime në 40 paraqitje për Dortmundin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.