Borussia Dortmundi ka konfirmuar se mesfushori Jude Bellingham, do ti bashkohet skuadrës së Real Madridit.
Nëpërmjet një komunikate, ekipi gjerman ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Realin në vlerë prej 103 milionë eurosh për reprezentuesin anglez. Bellingham do të bëhet lojtari i tretë për Realin që ka paguar të paktën 100 milionë euro pas Gareth Balet dhe Eden Hazardit.
“Me realizimin e këtij transferimi, Reali do ti paguajë Dortmundit 103 milionë euro”, thuhet në komunikatën e ekipit gjerman.
Bellingham 19-vjeçar, që kërkohej nga shumë skuadra të mëdha të Evropës, iu bashkua Dortmundit në vitin 2020 nga Birminghami për 25 milionë funte. Në edicionin e sapopërfunduar, ku Borussia doli nënkampione e BUndesligës, Bellingham pati 14 gola e 7 asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat.