Ylli i West Hamit, Jarrod Bowen, mund të ndërrojë skuadër në verë, por jo edhe kampionat.
Raportohet se Liverpooli është seriozisht i interesuar për Bowenin.
Klubi anglez ka transferuar sulmuesin e krahut Luis Diazin nga Porto, por drejtuesit e Liverpoolit kërkojnë që të shtojnë konkurrencën dhe kualitetin në ekip.
Boweni ka kontratë me West Hamin deri në verën e vitit 2025.
Në 36 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë edhe 11 asistime.
25-vjeçari vlerësohet rreth 35 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm