Manchester Unitedi planifikon që të transferojë një sulmues krahu në verë. Në listën e dëshirave të drejtuesve të klubit anglez është sulmuesi i West Hamit, Jarrod Bowen.
“Manchester Evening News” bën të ditur vendimi i Liverpoolit për ta transferuar Luis Diazin, mund të ndikojë që Unitedin të rrisë interesimin për Bowenin.
25-vjeçari ka shënuar 11 gola për West Hamin këtë sezon. Ai ka bërë edhe 11 asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat.
Te West Hami u transferua në janar të vitit 2020 nga Hull City për 21 milionë euro. Por, pas paraqitjeve të mira, vlera e tij është rritur në 35 milionë euro. Anglezi ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2025.