Manchester Unitedi pritet t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit Jules Kounde, ka njoftuar “Sky Sports” të martën.
Mësohet se Barcelona ia ka ofruar francezin Unitedit për shkak të telasheve financiare dhe ekipi anglez është i gatshëm ta kompletojë transferimin e tij. Thuhet se Unitedi do të paguajë rreth 50 milionë euro për Kounden, i cili me të përfunduar edicioni i fundit kishte kërkuar largimin nga Barcelona.
24-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen tek Unitedi, ekip me të cilin pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare.
Kounde verën e shkuar iu bashkua Barcelonës nga Sevilla, ndërsa në edicionin e tij të parë në “Camp Nou” ka fituar titullin dhe kupën e Spanjës. Në 40 ndeshje të luajtura, Kounde kontribuoi me 1 gol e 6 asistime, ndërsa ka kontratë me Barçën deri në vitin 2027.