Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona e gatshme ta shesë Kounden

Jules Kounde

Barcelona është e gatshme ta shesë mbrojtësin francez, Jules Kounde. Kështu ka raportuar të mërkurën “Mundo Deportivo”. Pjesë e Barcelonës, Kounde 25-vjeçar është prej vitit 2022. Barcelonës transferim i Koundes i kushtoi 50 milionë euro.

Ai u transferua nga skuadra tjetër spanjolle, Sevilla. Francezi po përballet me një konkurrencë të fortë në pozitën e qendërmbrojtësit.

Ai ka luajtur disa ndeshje si mbrojtës i krahut te Barcelona.

Kounde ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. Ai për Francën ka luajtur 24 ndeshje.