Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për Kounden

Skuadra e Arsenalit po tenton të bëjë edhe një lëvizje të fundit para mbylljes së afatit kalimtar të verës. “Sky Sports” raporton të martën se Arsenali po synon transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Jules Kounde.

Francezi po shihet si zëvendësim ideal për holandezin Jurrien Timber që është lënduar dhe do të mungojë për disa muaj.

Mësohet se Arsenali është gati të ofrojë mbi 50 milionë euro për Kounden, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2027.

Kounde iu bashkua Barçës vitin e shkuar nga Sevilla, por thuhet se është i gatshëm të transferohet në Premier League. Te Barcelona kanë nevojë për shitjen e disa lojtarëve gjatë këtij muaji dhe marrëveshja me Arsenalin për Kounden shihet si opsion i mundshëm. Këtë edicion Kounde ka dy paraqitje për Barcelonën në po aq ndeshje të luajtura në La Liga.