Bacelona është e gatshme ta shesë për 60 milionë euro mbrojtësin francez, Jules Kounde. Kështu kanë raportuar mediumet në Spanjë. Për mbrojtësin e Francës interesim së fundi kanë shprehur Chelsea, Liverpooli dhe Manchester United.
Kounde iu bashkua Barcelonës në vitin 2022, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Qendërmbrojtësi francez me fanellën e Barcelonës ka luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. Ka shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë. Për Francën ka 24 paraqitje.