Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi pas mbrojtësit spanjoll

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mbrojtësin e Real Sociedadit, Robin Le Normand, ka njoftuar “Fichajes” të hënën.

Bëhet e ditur se klubi anglez ka bërë gati ofertën për ta bindur ekipin spanjoll në lirimin e tij. Unitedi do të ofrojë 40 milionë euro, pasi po synon transferimin e 26-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit. Le Normand po tregon paraqitje të mira këtë edicion dhe po vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin spanjoll.

Ai ka regjistruar 12 paraqitje dhe ka 1 gol të shënuar me Sociedadin, ekip më të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Le Normand është pjesë e ekipit të parë të Sociedadit prej vitit 2019, ndërsa këtë vit ka debutuar te Spanja, ku ka regjistruar 6 paraqitje.

Krahas Unitedit, interesim për Le Normandin ka treguar edhe Real Madridi.