Mbrojtësi spanjoll Robin Le Normand është transferuar te skuadra e Atletico Madridit.
“Atletico Madridi dhe Real Sociedadi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Robin Le Normand që do të zyrtarizohet në ditët në vijim, kur lojtari të kthehet nga pushimet pasi u bë kampion i “Euro 2024” me Spanjën”, shkruhet në njoftimin e Atleticos të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e drejtuar nga Diego Simeone i ka paguar 34 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 27-vjeçarit nga Real Sociedadi. Pjesë e Sociedadit, Le Normand, ishte për pesë vjet. Me Spanjën, Le Normand ka zhvilluar gjashtë ndeshje në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.