Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pas francezit Le Normand

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Real Sociedadit, Robin Le Normand. “The Sun” raporton të enjten se Arsenali po bën gati ofertën për ta bindur ekipin spanjoll në lirimin e 26-vjeçarit në fund të sezonit.

Francezi Le Normand ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh dhe tek Arsenali po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen. Le Normand ka treguar paraqitje të mira këtë sezon në La Liga, ku është ndër mbrojtësit më të vlerësuar.

Ai ka regjistruar 34 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me ekipin e parë të Sociedadit ka debutuar në vitin 2019. Le Normand ka kontratë me skuadrën nga La Liga deri në verën e vitit 2026.