Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali insiston për Zubimendin

Skuadra e Arsenalit nuk po heq dorë nga shërbimet e mesfushorit defensiv, Martin Zubimendi ka shkruar “Sky Sports” të martën.

Bëhet e ditur se Arsenali po synon transferimin e spanjollit në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur Real Soceidadin në lirimin e tij. Për kartonin e 24-vjeçarit, Arsenali do të ofrojë deri në 60 milionë euro pasi Zubimendi pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta.

Zubimendi prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Sociedadit, ndërsa ka edhe 2 paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.

Në 14 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat, Zubimendi ka 1 gol e 1 asistim për Sociedadin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.