Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali insiston për Zubimendin

Martin Zubimendi

Tek Arsenali janë të vendosur që mesfushori Martin Zubimendi të jetë përforcimi i parë për sezonin e ardhshëm, ka raportuar “The Sun” të enjten. Bëhet e ditur se është trajneri Mikel Arteta, ai që po e kërkon me çdo kusht transferimin e spanjollit këtë verë.

Zubimendi po shihet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën dhe Arsenali është gati të ofrojë 40 milionë euro për kartonin e tij. 24-vjeçari është pjesë e Real Sociedadit, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ai është promovuar në ekipin e parë të Sociedadit në vitin 2020, ndërsa këtë sezon ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 3 asistime në të gjitha garat.

Krahas Arsenalit, Zubimendi po kërkohet edhe nga Barcelona.

Artikuj të ngjashëm