Mesfushori Martin Zubimendi pritet t’i kalojë testet mjekësore dhe të zyrtarizohet së shpejti si futbollist i Arsenalit.
Burime të BBC-së kanë thënë se mesfushori spanjoll i Real Sociedadit, ka vendosur të luajë për Arsenalin, pavarësisht interesimit të shumë skuadrave evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë momentin që 26-vjeçari i kalon gjitha testet, Arsenali do ta zyrtarizojë transferimin e tij. Ka pasur raportime se klauzola e lirimit të Zubimendit është afro 60 milionë euro. Arsenali për këtë afat kalimtar synon edhe transferimin e një sulmuesi.
Prej lojtarëve të pëlqyer nga skuadra londineze janë Benjamin Sheshko dhe Viktor Gyokeres.