Skuadra e Arsenalit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit defensiv, Martin Zubimendi, ka njoftuar “Sky Sports” të hënën. Bëhet e ditur se pasi dështoi ta siguronte në afatin kalimtar të verës, Arsenali do të tentojë transferimin e tij në janar të vitit të ardhshëm.
Thuhet se ekipi londinez do të ofrojë mbi 50 milionë euro për ta bindur Real Sociedadin në lirimin e tij.
Zubimendi pëlqehet nga trajneri Mikel Arteta, i cili po e sheh spanjollin si zëvendësim ideal për Granit Xhakën. Zubimendi ka debutuar me ekipin e parë të Sociedadit në vitin 2020 dhe me klubin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Në 4 ndeshje të luajtura deri më tani në La Liga, 24-vjeçari ka shënuar edhe 1 gol.