Mesfushori ofensiv Xavi Simons pritet të jetë përforcimi i parë i Arsenalit për edicionin e ardhshëm. Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se Arsenali është favorit për transferimin e 20-vjeçarit më të përfunduar edicioni aktual.
Arsenali ka marrëveshje në parim me Simonsin dhe po negocion me Paris Saint-Germainin për lirimin e tij. Simons këtë edicion është i huazuar te Leipzigu, ndërsa me Parisin ka kontratë deri në vitin 2027.
Parisi nuk llogarit në Simonsin dhe për kartonin e tij po kërkon të paktën 40 milionë euro.
Simons edhe edicionin e shkuar ishte i huazuar por te PSV Eindhoveni, ndërsa këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Leipzigu. Në 26 paraqitje në të gjitha garat për ekipin gjerman, Simons ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë nëntë asistime.