Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtarizohet huazimi i Simonsit te Leipzigu

Leipzigu ka përforcuar radhët e veta me futbollistin ofenziv, Xavi Simons.

Simons, 20-vjeçar, i bashkohet skuadrës së Bundesligës gjermane si i huazuar për një edicion, nga Paris Saint-Germaini francez.

Leipzigu e ka bërë zyrtar lajmin të mërkurën gjatë ditës.

Holandezi ishte pjesë e PSV Eindhovenit në sezonin e kaluar, ndërsa u ble nga PSG-ja para pak ditësh për 6 milionë euro.

Parisienët e aktivizuan klauzolën e blerjes së tij, dhe menjëherë e kanë huazuar te një klub tjetër.

Edhe Leipzigu dëshiron ta huazojë sërish Simonsin Futboll Leipzigu dëshiron ta huazojë sërish Simonsin

Simonsi ka zhvilluar katër paraqitje për Holandën.

Ai shënoi 19 gola në 34 paraqitje në elitën e futbollit holandez me PSV Eindhovenin, ndërsa pati edhe nëntë asistime.