Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja bie dakord të huazojë Simonsin te Leipzigu

Paris Saint-Germaini ka rënë dakord të huazojë Xavi Simonsin te Leipzigu. Këtë mundësi e kishte Manchester Unitedi. Por hoqi dorë nga holandezi në momentet e fundit. Sulmuesi 20-vjeçar u huazua edicionin e kaluar te PSV-ja në Holandë.

Tani Simons do ta kompletoj huazimin te skuadra gjermane. Leipzigu do ta ketë të drejtën e blerës së kartonit të 20-vjeçarit.

PSG-ja mendon se Simons mund të zhvillohet më shumë duke pasur hapësirë te skuadra e Leipzigut që garon në Bundesligë. Simons me 19 gola u shpall golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar në Holandë.

Artikuj të ngjashëm