Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi Simonsi mund të jetë lideri i ri i PSG-së

Ish-produkti i “La Masias” së famshme, Xavi Simons, mund të ketë rol të rëndësishëm në të ardhmen te Paris Saint-Germaini.

Simonsi për nëntë vjet ishte pjesë e sistemit të të rinjve të Barcelonës, por më pas vendosi të largohej.

Ai u transferua te PSG-ja e më pas shkoi te PSV Eindhoveni në Holandë.

Por në vitin 2023, PSG-ja e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij dhe e huazoi te Leipzigu gjerman për këtë edicion.

“Diario AS” ka shkruar se pozita e Simonsit në Paris mund të ndryshojë, varësisht prej të ardhmes së Kylian Mbappes.

Edhe Leipzigu dëshiron ta huazojë sërish Simonsin Futboll Leipzigu dëshiron ta huazojë sërish Simonsin

Nëse Mbappe largohet, Simonsi do të marrë rol më të rëndësishëm te PSG-ja pas formës që po e kalon te Leipzigu.

20-vjeçari në shtatë ndeshje të Bundesligës gjermane ka tri gola të realizuar e katër asistime.