Sport

Xavi Simons largohet nga PSV Eindhoveni

Xavi Simons është larguar nga skuadra e PSV Eindhovenit. 20-vjeçari u largua nga kampi stërvitor i klubit holandez pas ndeshjes miqësore kundër Blau-Weiss Linz, dhe me shumë gjasë do të zyrtarizohet te skuadra e Paris Saint-Germainit.

Kështu kanë shkruar mediat holandeze të dielën.

Do të ishte rikthim te skuadra parisiene për Simonsin, i cili te PSG-ja ishte transferuar nga Barcelona në vitin 2019.

Mediumet e huaja kanë shkruar se PSG-ja e ka aktivizuar klauzolën e blerjes së tij për gjashtë milionë euro. 20-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit ofensiv, në edicionin e kaluar pati 22 gola të shënuar e 12 asistime në 48 paraqitje në të gjitha garat.