Mesfushori Xavi Simons pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League, kanë raportuar mediumet holandeze të premten.
Bëhet e ditur se Simons do të largohet këtë verë nga PSV Eindhoveni pas ofertave joshëse që i ka marrë nga skuadrat angleze, përfshirë këtu edhe Arsenalin.
20-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për mesfushën tek Arsenali pas formës së mirë që e ka treguar këtë edicion në kampionatin e Holandës.
Ai para fillimit të këtij viti iu bashkua PSV Eindhovenit nga PSG-ja dhe ka kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2027.
Në edicionin e tij të parë te PSV Eindhoveni, Simons ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar 12 herë në të gjitha garat. Ai ka edhe tri paraqitje me Holandën, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.