Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simons drejt Anglisë

Mesfushori Xavi Simons ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të luajë në Premier League, ka shkruar “Sky Sports” të hënën. Thuhet se Simons pritet t’i bashkohet Newcastle Unitedit, ekip që po monitoron paraqitjet e tij këtë sezon.

19-vjeçari është pjesë e PSV Eindhovenit, ndërsa Newcastle po përgatit një ofertë deri në 30 milionë euro për transferimin e tij. Simons në verën e shkuar iu bashkua ekipit holandez nga Paris Saint-Germaini, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.

Ai po shkëlqen te PSV-ja këtë sezon, ku ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 8 herë deri më tani. Mësohet se Simons është gati ta bëjë një lëvizje në Angli, por Newcastle Unitedi duhet ta bindë ekipin holandez në lirimin e tij.