Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi nis negociatat për Simonsin

xavi simons

Manchester Unitedi po insiston në transferimin e mesfushorit Xavi Simons gjatë kësaj vere, përcjell “Sky Sports” të enjten. Bëhet e ditur se Unitedi tashmë ka nisur negociata me PSV Eindhovenin dhe po shpreson ta bindë ekipin holandez në lirimin e tij gjatë kësaj vere.

Madje, zbulohet se Unitedi ka bërë edhe ofertë zyrtare, duke ofruar 30 milionë euro për kartonin e 20-vjeçarit.

Simons ka kontratë me PSV-në deri në vitin 2027, ndërsa edicionin e shkuar ka treguar paraqitje të mira për ekipin holandez, të cilit iu bashkua verën e shkuar.

Ai shënoi 22 gola dhe bëri 12 asistime në 48 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm