Skuadra e Liverpoolit po kërkon transferimin e sulmuesit të krahut, Jeremy Doku. “The Sun” ka bërë të ditur se belgu po pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp, i cili po insiston në shërbimet e tij.
Liverpooli tashmë ka bërë ofertë zyrtare për 21-vjeçarin, i cili luan në kampionatin francez me skuadrën e Rennesit.
Liverpooli ka ofruar 30 milionë euro për Dokun, i cili ka kontratë me ekipin nga Franca deri në verën e vitit 2025.
Doku është pjesë e Rennesit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Anderlechti, ndërsa ka edhe 14 paraqitje e 2 gola të shënuar për Belgjikën.
Në edicionin e fundit., Doku ka realizuar 7 gola dhe ka bërë 4 asistime në 35 ndeshje të luajtura për Rennesin.
Artikuj të ngjashëm