Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli insiston për Dokun

Skuadra e Liverpoolit nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Jeremy Doku raporton “Sky Sports” të hënën. Bëhet e ditur se Liverpooli po insiston në transferimin e 21-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.

Thuhet se Liverpooli tashmë ka kontaktuar Dokun dhe po negocion me Rennesin për ta bindur në lirimin e tij. Ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë deri në 20 milionë euro për belgun, i cili ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025.

Doku këtë edicion ka vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat dhe është i gatshëm të largohet nga Rennesi për një aventurë në Angli.

Artikuj të ngjashëm