Skuadra e Liverpoolit ka kthyer interesim për sulmuesin e krahut, belgun Jeremy Doku, raporton “Calciomercato”.
Doku 19-vjeçar është njëri prej futbollistëve më të vlerësuar te Rennesi, por mësohet se Liverpooli po përgatit ofertën për ta transferuar Dokun.
Skuadra angleze ka kohë që ka monitoruar paraqitjet e sulmuesit të krahut, i cili ka kontratë me Rennesin deri në verën e vitit 2025.
Liverpooli është i gatshëm që për kartonin e tij, të ofrojë rreth 30 milionë euro. Doku, i cili ka edhe dy gola në dhjetë ndeshje me Belgjikën, është pjesë e Rennesit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Anderlechti.
Këtë sezon, Doku ka dy gola e po aq asistime në 16 paraqitje për Rennesin.