Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli bën lëvizjen e parë për De Jongun

Drejtuesit e Liverpoolit kanë bërë lëvizjen e parë sa i përket transferimit të mesfushorit Frenkie De Jong në “Anfield Road”.

ESPN ka njoftuar të hënën se Liverpooli është në negociata me Barcelonën për holandezin, i cili ka kërkuar largimin nga ekipi spanjoll gjatë afatit kalimtar të janarit.

Te Liverpooli po përpiqen ta bindin Barcelonën në lirimin e tij dhe janë gati të ofrojnë 70 milionë euro për kartonin e De Jongut. 25-vjeçari po shihet si përforcim i madh te Liverpooli dhe po kërkohet me ngulm nga trajneri Juergen Klopp.

De Jong nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion te Barcelona, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Ai ka shënuar vetëm një gol në 13 paraqitje në të gjitha garat.