Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça nxjerr De Jongun në shitje

De Jong

Mesfushori holandez Frenkie De Jong ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit. Në fakt, mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se krerët e Barçës janë të gatshëm të dëgjojnë të gjitha ofertat për De Jongun.

E interesim të madh për transferimin e tij, ka shprehur skuadra e Liverpoolit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp e sheh De Jongun si përforcim të madh për mesfushën dhe ekipi anglez është i gatshëm t’i ofrojë Barcelonës dëmshpërblim deri në 70 milionë euro për kartonin e tij.

24-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 kurse këtë sezon ka 13 ndeshje dhe dy asistime në të gjitha garat. De Jong iu bashkua Barcelonës në vitin 2019 nga Ajaxi për 85 milionë euro.