Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lecce interesohet për Selmanin

Skuadra italiane Lecce ka shprehur interesim për sulmuesin kosovar, Astrit Selmani.

“Gazetta dello Sport” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit italian po e synojnë transferimin e 25-vjeçarit gjatë kësaj vere.

Te Lecce, Selmani po shihet si përforcim ideal për sezonin e ri në Serie A.

Selmani është pjesë e skuadrës suedeze Hammarby.

Këtë edicion në 22 paraqitje ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime.

Ai ka kontratë me ekipin suedez deri në vitin 2024.