Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka gjasa të mëdha që të largohet nga skuadra e Hammarbyt gjatë këtij muaji.
Në fakt, mediumet suedeze kanë shkruar se shumë skuadra jashtë Suedisë kanë shprehur interesim për Selmanin. Edhe vet Selmani ka pranuar interesimin e skuadrave të huaja por nuk ka dhënë shumë detaje. Ai ka thënë se tani për tani është i fokusuar te Hammarby, por ka shtuar se në futboll asgjë nuk është e sigurt.
“Ka interesim prej klubeve jashtë Suedisë, por do të shohim se çfarë do të ndodh. Mua më vjen mirë që ka interesim, ndonëse nuk e di se cilat klube janë ato. Aktualisht, jam i fokusuar te Hammarby, por në futboll kurrë nuk dihet se çka mund të ndodhë. Interesimi i klubeve tjera është dëshmi se kam pasur një sezon të mirë”, është shprehur Selmani.
Sulmuesi 24-vjeçar në fillim të vitit të shkuar iu bashkua Hammarbyt nga Varbergsi dhe ka kontratë deri në fund të vitit 2024. Sezonin e fundit, Selmani pati dhjetë gola e po aq asistime te Hammarby në 33 paraqitje.