Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selmani mund të kthehet në “Allsvenskan”

Astrit Selmani mund të kthehet sërish në futbollin suedez.

Selmani në verën e vitit të kaluar ishte larguar nga Hammarby për te skuadra izraelite, Hapoel Beer Sheva.

Ai pati vështirësi për t’u ambientuar në futbollin izraelit, ndërsa u huazua më pas te skuadra daneze, Midtjylland.

Edhe në kampionatin e Danimarkës nuk la gjurmë, dhe tani Selmani, futbollist i Kosovës, mund të kthehet në “Allsvenskan”.

Ai ka konfirmuar se ka pasur kontakte nga një skuadër suedeze.

“Ka pasur interesim nga Goteborgu. Kanë qenë disa bisedime të shkurtra në fillim të muajit qershor, por asgjë nuk ka pasur konkrete. Edhe disa ekipe tjera kanë pyetur për situatën time, por asgjë nuk ka konkrete. Jam i hapur për rikthimin në ‘Allsvenskan’. Gjëja më e rëndësishme për mua është të gjejë sërish kënaqësinë e të luajë sërish”, ka thënë Selmani për “Expressen” të shtunën.

Edhe Selmani pritet të transferohet te Hapoel Beer Sheva Sport Selmani pritet të transferohet te Hapoel Beer Sheva

Kontrata e Selmanit me skuadrën izraelite skadon në verën e vitit 2025.

26-vjeçari në edicionin e kaluar luajti gjithsej 29 ndeshje dhe pati gjashtë gola të shënuar e dy asistime.

Për Kosovën ka pesë ndeshje të zhvilluar e një gol të shënuar, në miqësoren kundër Burkina Fasos.