Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selmani mbetet pa skuadër

Sulmuesi Astrit Selmani është futbollist i lirë pasi të mërkurën ka shkëputur kontratën me skuadrën izraelite, Hapoel Beer Sheva.

Selmani u transferua te klubi izraelit në vitin 2022 nga Hammarby suedez. “Klubi njofton se është arritur marrëveshja me Astrit Selmanin për shkëputjen e kontratës.

E falënderojmë Astritin për këtë periudhë me fanellën e kuqe dhe i dëshirojmë fat në të ardhmen”, ka shkruar të mërkurën klubi izraelit.

Selmani vitin e kaluar ishte i huazuar te Goteborgu, që nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij. Si i huazuar, Selmani në vitin e kaluar ishte edhe te Midtjyllandi i Danimarkës.

Selmani ka edhe pesë paraqitje me Kosovën dhe një gol të shënuar. Te skuadra izraelit ka shfaqur fare pak.

Artikuj të ngjashëm