Astrit Selmani mund të largohet nga skuadra e Hammarbyt në verë. Ai e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga ekipi me të cilin ka kontratë deri në fund të vitit 2024, ka njoftuar “Aftonbladet” të martën.
Selmani nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka pasur këtë edicion, sidomos me ndeshjen e fundit ndaj AIK-ut, në të cilën luajti vetëm 14 minuta. Në tetë ndeshje kampionale, Selmani ka vetëm një asistim.
“Do të shohim. Gjithmonë diçka lëviz gjatë afatit kalimtar të verës. Ne i kemi edhe disa ndeshje që na kanë mbetur deri atëherë dhe pastaj do të shohim se çka do të ndodhë”, është shprehur Selmani.
Sulmuesi 25-vjeçar iu bashkua Hammarbyt nga Varbergsi në janar të vitit të shkuar.
Artikuj të ngjashëm