Sulmuesi kosovar, Astrit Selmani, ka vendosur për skuadrën e re. Nuk bëhet fjalë për Kasimpashan në Turqi, apo Rakowin në Poloni.
Selmani ka firmosur me skuadrën e kategorisë së dytë kineze, Shaanxi Union. Kjo skuadër po lufton për mbetje në kategorinë e dytë të Kinës, por duket që i ka bërë ofertë të mirë sulmuesit me përvojë.
Për Selmanin interesim ka shprehur edhe Rijeka e Kroacisë, por ai ka vendosur për Kinë.
28-vjeçari është rritur në Suedi, ndërsa ka pesë paraqitje e një gol me Kosovën. Së fundi ishte te Dinamo Bukureshti në Rumani, ku u paraqit me sukses.
Më herët ka bërë karrierë në shumë skuadra suedeze, ndërsa ishte edhe në Izrael e Danimarkë.