Mediumi rumun “Fanatik” i ka shkruar një shkrim të gjatë sulmuesit kosovar, Astrit Selmani.
Selmani u transferua nga Dinamo Bukureshti te Shaanxi Union, që garon në kategorinë e dytë të Kinës. Por shënoi vetëm pesë gola dhe pati katër asistime deri më tani. Ai u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit që sezonin e mbylli në vendin e nëntë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një nga arritjet e ish-lojtarit të Dinamos është gara për golin e vitit në Kinë. Ai shënoi nga gjysma e fushës, duke lënë portierin kundërshtar pa gjasa për ndërhyrje. Në atë xhiro, Selmani u shpall lojtari më i mirë”, shkruan mediumi rumun.
Selmani kishte shkëlqyer në Rumani me 14 gola e shtatë asistime në 39 ndeshje për Dinamon.
Ekipi rumun i ofroi kontratë të re. Por Selmani pranoi ofertën e klubit nga Kina.
Me ekipin kinez ka kontratë deri në verën e vitit 2027.