Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, mesfushori Burim Kukeli është ndarë me skuadrën e kategorisë së dytë të Zvicrës, Kriens.
Kukeli ishte te Kriensi prej korrikut të vitit 2019, por palët kanë vendosur mos të vazhdojnë kontratën që përfundon më 30 qershor.
“Burimi ka kaluar dy vjet te ne. Ka luajtur 47 ndeshje dhe gjithnjë ishte faktor i rëndësishëm për sukses”, ka njoftuar Kriensi.
37-vjeçari ka karrierë të gjatë në Zvicër e po ashtu të suksesshme. Ka luajtur për Schoetzin, Luzernin, Zuerichun e Sionin.
12 edicione ka luajtur në Superligën e Zvicrës në futboll. Për Shqipërinë i ka luajtur 27 ndeshje. Vazhdimisht është shquar si lojtar ekipor që ka kryer shumë punë për skuadrën.