Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kukeli trajner i U21 të Grasshopperit

Burim Kukeli ka nisur një tjetër epokë në karrierën në futboll. Të enjten, ish-reprezentuesi i Shqipërisë është zyrtarizuar trajner i ekipit U21 të klubit të madh zviceran, Grasshopper.

Kukeli deri më tani ishte në stafin e trajnerëve të Sionit. Ai është pajisur me licencën Profi të UEFA-s.

Ish-mesfushori ka nisur karrierën e trajnerit si ndihmës te Kriensi e më pas ka punuar asistent te Wili.

Kukeli ka luajtur për Shqipërinë nga viti 2012 e deri në vitin 2017. Është shquar për përkushtimin dhe disiplinën.

Ai ka luajtur tërë karrierën në Zvicër. Kulmin e arriti te Luzerni dhe te Zuerichu.