Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Debutoi te Kosova tri vjet më parë, tani kalon në kategorinë e dytë zvicerane

Ismajl Beka

Mbrojtësi Ismajl Beka nuk është zhvilluar ashtu si pritej disa vjet më parë. Në moshën 26-vjeçare, shtatlarti është huazuar nga Grasshopperi te Rapperswil-Jona në kategorinë e dytë helvetike.

Beka ka luajtur edhe për Luzernin e Wilin. Pasi luajti pesë ndeshje për Kosovën U19, tri vjet më parë debutoi te Kosova A. Kishte luajtur ndaj Rumanisë më 12 shtator 2023.

Te Grasshopperi nuk u grumbua asnjë ndeshje këtë edicion në Superligën helvetike dhe tani pret të luajë rregullisht në kategorinë e dytë të Zvicrës.

Viteve të kaluara Beka pësoi lëndime të rënda që e mbajtën gjatë jashtë fushës dhe e frenuan karrierën e tij.