Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosovën e pret një ndeshje tjetër e vështirë me Poloninë

Te përfaqësuesja e Kosovës në hendboll kanë premtuar maksimumin për paraqitje më të mirë ndaj Polonisë se në ndeshjen e parë të luajtur në Bielsko-Biala. Të enjten e kaluar hendbollistet e Kosovës pësuan me rezultat 36:22 në ndeshjen e parë me Poloninë.

Ndeshja e dytë zhvillohet të mërkurën mbrëma nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndeshja i takon fazës së fundit kualifikuese për Botërorin e këtij viti. Gjasat që Kosova të kualifikohet në Botëror janë fare të vogla, por në përfaqësuese janë të përkushtuar për t’I përmirësuar përshtypjet nga ndeshja e parë.

Atmosfera në përfaqësuese është vlerësuar shumë e mirë, ndërsa të gatshme janë të gjitha lojtaret. Hendbollistet e Kosovës kanë bërë thirrje edhe për përkrahje nga tribunat me synim për të rivalizuar Poloninë deri në fund.

Në fazën e parë kualifikuese, Kosova e kishte eliminuar përfaqësuesen e Ishujve Faroe.