Hendbollistët e Kosovës do të përballen kundër Bosnjë-Hercegovinës në fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.
Shorti u tërhoq të enjten paradite në Vjenë.
Kosova e eliminoi në fazën e parë Britaninë e Madhe, kurse Bosnjë-Hercegovina e fillon garimin prej fazës së dytë.
Kosova paraqitet për herë të parë në fazën e dytë kualifikuese për Kampionat Botëror.
Ndeshja e parë zhvillohet më 18 apo 19 mars të vitit të ardhshëm në Bosnjë-Hercegovinë. Ndeshja e kthimit është në Kosovë, më 21 apo 22 mars.
Kosova i ka disa përballje me Bosnjë-Hercegovinën.
Artikuj të ngjashëm
-
Hendboll, Kosova mëson kundërshtarin e mundshëm të raundit të tretë
-
Kosova luan në mars, kundërshtari mund të jetë i Evropianit
-
Kosova synon tjetër fitore ndaj Shqipërisë
-
Volejbollistet e Kosovës mposhten 3:0 në sete nga Bosnjë-Hercegovina
-
Kosova i mbyll me humbje të thellë kualifikimet për Euro 2026