Hendbollistët e Kosovës do të luajnë kundër atyre të Ishujve Faroe në raundin e tretë kualifikues për “Botërorin 2027”, nëse e kalojnë Bosnjë-Hercegovinën.
Kështu është caktuar në shortin e tërhequr të shtunën në Herning të Danimarkës.
Kosova do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën në muajin mars, në ndeshjet e raundit të dytë kualifikues. Faza e tretë dhe e fundit kualifikuese e Botërorit të vitit të ardhshëm luhet në muajin maj.
Në raundin e parë kualifikues, Kosova e eliminoi Britaninë e Madhe.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova e fillon në Ishujt Faroe rrugëtimin që shpreson ta dërgojë në Evropian
-
Ostlundi e vlerëson të vështirë grupin e Kosovës
-
Hendbollistët e Kosovës mësojnë kundërshtarin e fazës së dytë
-
Kosova luan në mars, kundërshtari mund të jetë i Evropianit
-
Kosova i nis kualifikimet për Botërorin 2027 ndaj Britanisë së Madhe